23.06.2019 - 18:05
Policia e Durrësit është alarmuar këtë pasdite, pasi një 30-vjeçar raportohet të jetë zhdukur prej më shumë se tre orësh në det.
Bëhet fjalë për të riun Doland Molla nga Skrapari, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij.
Ai kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve të Currilave, por pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej.
Ngjarja e rëndë ka alarmuar dy miqtë e tij, të cilët kanë lajmëruar Policinë Kufitare.
Kjo e fundit ka nisur kërkimin tokësor dhe detar, por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e të riut.
Drejtuesit e Policisë Kufitare kanë shpjeguar se 30-vjeçari ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni policor ‘Shëtitësit’