MENU
klinika

Debutim zhgënjyes për Lerda!

Trajneri i ri e nis keq/ Partizani humb thellë!

23.06.2019 - 20:32

Humbje e thellë e Partizanit në miqësoren e parë të zhvilluar në Slloveni, ku të kuqtë kanë nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Europa League.

Kampionët e freskët të Superiores u shkatërruar 5-1 nga FK Sarajevo (kampione e Bosnjë Hercegovinës), në takimin debutues të trajnerit të ri, Franco Lerda.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Gornja Radgon”, italiani hodhi në fushë formacionin më të mirë, me ndryshime shumë të vogla nga paraardhësi i tij, Skënder Gega, duke aktivizuar brazilianin Melo në krahun e majtë dhe Bitrin në qendër të mbrojtjes.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë e Sarajevos, i shënuar që në minutën e 7-të nga Tatar. Brenda pjesës së parë kundërshtarët e të kuqve e gjetën edhe tri herë të tjera rrjetën me

Ahmetovic, sërish Tatar dhe Sisic, pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë Lerda hodhi në fushë Mensah, Xhikën, Kodrën, Ferhatin, Koten, Lucas Cardoson, Rexhepin dhe Hakajn.

“Demat” ngushtuan shifrat vetëm në minutën e 75-të, me një gol të Mensah, ndërkohë që të pestin për Sarajevon e shënoi Mustafic në minutën e 88-të.