MENU
klinika

Ç'do vendoset?

Mblidhet Kolegji Zgjedhor, jepet sot fjala e fundit për dekretin e Metës

24.06.2019 - 09:27

Gjatë ditës së sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor, i cili do të vendosë për dekretin e Metës.

Kujtojmë që dekreti i presidentit Meta anulloi 30 qershorin si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Pas debateve në KQZ, do të jetë Kolegji i cili do të shqyrtojë kështu dekretin e kreut të shtetit. Ai do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Idajet Beqiri i cili kërkoi çregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të anulimit të tyre nga Presidenti Meta.

Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, dhe nuk mund të zbatohet.

Ndërkohë, pas KQZ-së çështja shkon në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka dhe fjalën e fundit për çdo çështje zgjedhore. Në mbledhjen e stme ai do të shqyrtojë ankimimin e Idajet Beqirit dhe në këtë mënyrë do të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës më të lartë zgjedhore, përsa i përket dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Nëse Kolegji do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës dhe zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!