24.06.2019 - 10:05
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një pushues është mbytur në det.
Pushuesi është i moshës 60-vjeçare në plazhin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.
Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë.
Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.