MENU
klinika

Dokument

Rama shkon në Kukës, PD kërkon leje për tubim urgjent

25.06.2019 - 12:02

Këtë pasdite kreu i qeverisë Rama do të jetë në takim në qytetin verior të Kukësit.

Shefi i qeverisë do të mbante mitingun me socialistët në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej por është detyruar ta ndryshojë vendodhjen.

Kështu, tubimi i Ramës, do të zhvillohet në aeroportin e Kukësit ndërsa PD kërkon leje për tubim urgjent, siç thuhet në dokument, nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

Tubimi do të nisë nga sheshi Skënderbej në Kukës, drejt rrugës Dituria, në Aeroportin e Shtiqenit, Bicaj e kthim.

Ndërkaq, ka frikë e shqetësime për ndonjë përplasje të mundshme si në rastin e Shkodrës, disa ditë më parë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin