25.06.2019 - 12:21
Pas ambasadores së SHBA-së, në zyrën e Bashës ka zbarkuar ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Takimi me kreun e PD, vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në një deklaratë për mediat, pas takimit me zyrtaren e SHBA, Basha u shpreh i vendosur se zgjedhje pa opoziten nuk ka.
“Nuk do të lejohen. Nuk do të pranohen, nuk do të njihen.
Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet është i paligjshëm.
30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, por është koha kur Edi Rama do të përpiqet t’i kthejë shqiptarët në kohën e votimeve njëpartiake.
Unë nuk kam komentuar asnjëherë takimet me ambasadorët, nuk kam për ta bërë as tani”- tha Basha.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja çfarë kërkon