Është zhvilluar java e parë e Kategorisë së Parë. Dinamo e ka nisur mbarë sezonin 2018-2019 dhe është vënë në ndjekje të Vllaznisë në Grupin A. Blutë mundën në fushën e tyre Veleçikun, me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Sheta.
Besëlidhja ka fituar me vështirësi ndaj Burrelit në Lezhë. Erzeni i Shijakut, nga ana tjetër, nuk e ka diskutuar fitoren me skuadrën e Ilirisë në fushën e vet. Ka fituar edhe Shënkolli ndaj debutuesve të Vorës, me rezultatin 1-0.
KATEGORIA E PARË, GRUPI A, JAVA 1
Dinamo-Veleçiku 1-0
Sheta 63′
Besëlidhja-Burreli 2-1
Pasha 5’, 90+2′ / Mustafa 68′
Erzeni-Iliria 2-1
Lajthia 29′, Teqja 55′ / Turkaj 44′
Shënkolli-Vora 1-0
Përgjini 81′
Të shtunën
Vllaznia-Korabi 2-1
Në Grupin B, Pogradeci, Oriku, Egnatia dhe Apolonia janë 4 skuadrat që e kanë nisur me fitore. Për sa i përket “derbit” Tomori-Lushnja, u mbyll në barazim 1-1.
Skuadra e Gjylës, e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e Sulkjas, teksa beratasit barazuan në të dytën me kapitenin Caco, që goditi saktë nga pika e penalltisë.
Ndërkohë, Oriku ka debutuar me fitore në Kategorinë e Parë. Skuadra bregdetare mposhti Elbasanin me rezultatin 2-0. Fitore mjaft e rëndësishme edhe për Pogradecin ndaj pretendentëve të Besës.
KATEGORIA E PARË, GRUPI B, JAVA 1
Tomori-Lushnja 1-1
Çaço 66′ / Sukja 34′
Pogradeci-Besa 2-1
Topllari 45′, Pere 55′ / Çekiçi 49′
Oriku-Elbasani 2-0
Azizaj 28′, Dhrami 60′ (p)
Egnatia Bylis 1-0
Dimo 37′
Turbina-Apolonia 0-1
Hidersha 18′