MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare

De Biasi: Ekipet kombëtare janë kthyer në mallkim për mua

02.08.2018 - 16:42

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, nuk po kalon një periudhë shumë të lumtur të karrierës së tij.

Nëse me Shqipërinë ai ishte në epiqendër të vëmendjes dhe nuk i mungonin ofertat, pas largimit nga stoli kuqezi duket se gjithçka ka ndryshuar, falë edhe atij dështimi në Spanjë me Deportivo Alaves.

Në një intervistë për “La Gazzeta Dello Sport”, ish-tekniku i kuqezinjve ka treguar versionin e tij rreth ngjarjeve më të fundit.

“Kjo është një histori që ka kohë që ka filluar. Unë isha kontaktuar që më parë nga Bonjek, para se të zgjidhte Navalka, trajnerin në Botërorin e fundit. Ishte viti 2013 dhe unë isha i lidhur me Shqipërinë, ndaj nuk u bë asgjë.

Zibì u bë përsëri i gjallë në javët e kaluara, për të zëvendësuar të njëjtin Navalka. Po, ishte një ditë kur e ndjeva veten trajneri i ri i Polonisë.

Ishte dita kur unë dhe Bonjek caktuam të takoheshim në Romë për të saktësuar detajet. Unë kisha bërë edhe kostumin gati. Por pastaj Bonjek nuk u bë më i gjallë dhe mësova nga shtypi dhe jo nga ai, që trajneri i tij do të ishte një tjetër, kjo është ajo për të cilën ndjej më shumë keqardhje.

Sigurisht, Zibi është i lirë të bëjë zgjedhjet që mendon, në këtë çështje, ose është shpjeguar keq ai, ose nuk kam kuptuar mirë unë.

Megjithatë, asnjë hatërmbetje. Kjo është pankina e dytë e kombëtares që shoh të më ikë. Në vitin 2016, presidenti i Federatës Shqiptare nuk më la të lirë të zëvendësoja Conten tek Italia. Ky duhet të jetë një mallkim”.

Për të ardhmen – “Në gusht do të komentoj ndeshjen time të fundit në Raiuno, finalen e SuperKupës së Europës, mes Real dhe Atletico, në Tallin të Estonisë.

RAI ka vendosur të bëjë një zgjedhje më të qëndrueshme me Di Genaron. Por mendoj se do të vazhdoj të punoj për RAI-n.

Televizioni na shërben ne trajnerëve për t’u treguar presidentëve që jemi të gjallë. Në futbollin e sotëm, nëse nuk shfaqesh, nuk ekziston. RAI jep ndeshje për të gjithë dhe të jep një shikueshmëri të çmendur”.

Nëse do të trajnojë – “A jam gati të kthehem të trajnoj në Itali? Sigurisht, edhe pse pas periudhës te Udinese isha betuar me vete që kurrë më nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi te ne jemi shumë të lidhur me rezultatet.

Mbërrin në dhjetor dhe ndoshta në mars të largojnë, çfarë kuptimi ka? Në tre muaj nuk ke kohën të njohësh siç duhet grupin dhe ambientin.

Në sezonin e kaluar isha shumë pranë pranimit të ofertës të një skuadre të Serisë A që luftonte për rënien, në fund i thashë jo”.

Shkëmbimet Juventus-Milan – “Bonucci është një mbrojtës i madh, por unë, po të isha në vend të Juventusit, do të kisha zgjedhur Caldara, titullar fiks i së ardhmes në kombëtare.

Caldara është një futbollist që mbulon më shumë, një stoper. Bonucci është mbrojtës i lirë. Caldara më pëlqen për përgatitjen fizike dhe Inteligjencën. Higuan bën shumë gola, çfarë tjetër të them? Supergoditje” – ka përfunduar intervistën e tij Gianni De Biasi.