25.06.2019 - 17:00
Disa minuta më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka vendosur të hedhë në gjyq gazetën gjermane “Bild”, pas publikimit të përgjimeve.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i gazetarit gjerman, Peter Tiede.
Tiede i është përgjigjur kryeministrit në postimin e tij në Twitter, ku njoftoi rreth padisë, ndërsa i thotë se po e padit për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta.
“Dhe çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?”, ka shkruar ai.