MENU
klinika

"Nuk ka kohë për..."

“Uluni menjëherë në…”, ish-presidenti ‘shuplakë’ palëve politike

26.06.2019 - 12:07

Kriza politike që është krijuar në vend kohët e fundit nuk ka kaluar pa koment edhe nga ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Moisiu ka kërkuar nga palët politike që të ulen menjëherë në dialog dhe të mos venë interesin vetjak ashtu sikurse po bëjnë.

Ai tha se kriza politike po thellohet se duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë dhe afatgjatë.

Ai tha se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave në tetor, është një periudhë e shkurtër, dhe se kriza politike po e dëmton këtë proces.

“Hapja e negociatave është prioritet për vendit tonë, në shtyrjen e vendimit ka ndikuar hezitimi i disa vende të BE dhe kriza në vend.

Hapja po përdoret si instrument i luftës politike mes opozitës dhe mazhorancës.

Deri në tetor është kohë e paktë për të bindur palët

Kriza politike po përkeqësohet

Është koha e fundit për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje në favor të popullit dhe jo në kurriz të tij

Koha për një zgjidhje afatgjatë

E patolerueshme nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve për interes politik apo vetjak të disa figurave politike

Përdorimi i shprehjeve luftënxitëse, apo përçarje, dhunimi institucioneve, mungesa e dialogut mes partive kryesore, etj, gjithë këto faktorë kanë çuar në cënim të sigurisë, dhe demokracisë së brishtë shqiptare, që po cënojnë imazhin e vendit në botë, veprime që bien ndesh me dëshirat e popullit dhe integrimin e vendit

Gjendja e krizës ku ndodhet vendi, në vend qe t’i bente te reflektonin dhe te nga kjo, palet politike kanë vendosur interesat personale dhe partiake mbi interesat e vendit

Kjo situatë duhet të marrë fund përmes një reformimi të thellë dhe një pakti kombëtarë për integrimin

Ju drejtohemi partive politike, dhe cilitdo që ka zë në vendim politik për:

1- mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve

2- pranimi i faktit se ndryshimi kushtetues në 2008 prishi ekuilibrin kushtetues dhe sollën efekte

3 -ndryshimin e procesit zgjedhor, zgjedhjen e presidentit drejtpërsëdrejti nga qytetarët

4 -Forcimin e institucioneve që garantojnë kushtetutshmëri

5-në funksion të rritjes së besimit të procesit politik e zgjedhor, forcat politike të rikthehen ne dialog institucional”, u shpreh ai ndër të tjera.