MENU
klinika

"Situata do kulmojë në 30 qershor"

Zgjedhjet/ Ç’do ndodhë në vijim? Zbulohet skenari i PD

26.06.2019 - 13:06

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni opozitar, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve që priten të zhvillohen në 30 qershor.

Mësohet se ditët në vijim do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se gjithçka do të jetë në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin.

Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bëjnë me dije burimet.