Këshilli i Evropës ka anuluar sot misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri.
Shkak për këtë vendim është bërë situata e tensionuar politike në vend dhe paqartësia në procesin zgjedhor.
“Këshilli i Europës ka vendosur të anulojë Delegacionin e Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet.
Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin“, njoftoi Këshilli i Europës.