MENU
klinika

I hiqet ndalesa

Gjuriç të premten në Kosovë, sinjale paqeje?!

26.06.2019 - 13:40

Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe ministrit serb të Arsimit, Mladen Sarceviç i është konfirmuar kërkesa për të vizituar Kosovën nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Gjuriç dhe Sarceviç të premten do të vizitojnë Kosovën dhe lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Behgjet Pacollitt, Jetlir Zyberaj.

Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.

Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.