MENU
klinika

Ç'pritet të ndodhë?

E enjte e “tensionuar”/ Rama e refuzoi, Basha “zbarkon” sot në zyrën e Metës

27.06.2019 - 08:46

E enjtja pritet të jetë një enjte e tensionuar dhe politikisht e ngarkuar.

Kryedemokrati Basha pritet sot të mbërrijë në zyrën e Metës për të zhvilluar një takim.

Takimi pritet të nisë rreth orës 09:00.

Ky takim vjen pas ftesës së Metës, ftesë të cilën ja drejtoi edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit e refuzoi publikisht.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkroi Rama në Twitter.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe Rama bëri një paralajmërin të fortë duke u shprehur se pret një tjetër çmenduri të Metës dhe është i sigurtë se do e bëjë.

Ajo çka është përfolur më së shumti këto ditë është se Meta mund të dekretojë një datë të re zgjedhjesh.

Gjithashtu pritet që pas letrave drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numrin e deputetëve në Kuvend, kreu i shtetit do të bëjë një shpërndarje të mundshme të Paralmentit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë në konferencën e fundit për shtyp, Meta u shpreh se “Presidenti do të bëjë gjithçka për të ringritur republikën“.