MENU
klinika

Detajet

Pas Bashës, në zyrën e Metës ‘troket’ nënkryetari i LSI

27.06.2019 - 11:59

Pas Bashës, presidenti Ilir Meta ka pritur në takim edhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se po vijon konsultat me partitë politike.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili.

Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.