MENU
klinika

Deklarata

E ftoi për bisedime/ Rama paralajmëron Metën: Do t’u japim…

27.06.2019 - 14:19

Pasi refuzoi ftesën e tij për diskutime, kreu i qeverisë ka sulmuar presidentin në distancë.

Rama deklaroi se sot selia e opozitës rrugore sikurse e cilësoi ai është Presidenca e Republikës.

Rama: Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike.

Rama paralajmëron se me qetësi dhe dashuri do t’u japin një mesazh kumbues të dielën.

Rama: Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën.