MENU
klinika

Vijnë 60 fotografi

Shqipëria nga austro-hungarezët

27.06.2019 - 14:35

      Ekspozita lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezëve”, e organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, u vendos në Durrës, me 60 fotografi të realizuara nga oficerë dhe ushtarakë austro-hungarezë. Fotografitë paraqesin aspekte nga jeta e përditshme ekonomike dhe shoqërore e shqiptarëve të atyre viteve.

 

 

 

Tematika e fotografive përbërëse të ekspozitës është e larmishme. Vijnë për publikun, fotografi nga qytetet e mëdha të Shqipërisë: 15 fotografi nga Tirana, 14 nga Shkodra – ndërsa gjenden nga dy fotografi për Beratin, Fierin e Durrësin dhe një fotografi nga Vlora, të gjitha shkrepje momentesh përditshmërie.

 

 

 

Shihen në to, fshatarë me veshje popullore, por edhe zotërinj fisnikë, si Prenk Bibë Dodën nga Shkodra. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe fotografitë familjare, siç është familja e Osman Beqirit, nga Peqini. Fotoreporterët austro-hungarezë kanë realizuar edhe katër fotografi nga Peqini, dy nga Kruja, një fotografi nga Rrogozhina etj.

 

 

 

 

Të gjitha, dëshmi të viteve kur Shqipëria ishte nën administrimin austro-hungarez, në vitet 1916-1918. Ky administrim politik, ushtarak e kulturor, përvijoi impakte të shumta në sendërtimin e mëvonshëm të shtetit shqiptar, duke pasqyruar zhvillime pozitive në aspektin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimimit, si edhe në jetën social-politike të Shqipërisë së pasluftës së Parë Botërore.

 

 

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 09 korrik 2019, në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale