MENU
klinika

Zhvillime të reja

SHBA gati për dialog me Korenë e Veriut

28.06.2019 - 17:47

I dërguari i SHBA në Korenë e Veriut zyrtarisht ripohoi dëshirën e administratës Trump për dialog me udhëheqësin e vendit, Kim Jong Un, lidhur me çarmatimin bërthamor.

Associated Press njoftoi të premten se zyrtari i lartë i administratës Trump në Korenë e Veriut gjatë një vizite në Seul të premten tregoi se SHBA është e etur të arrijë një marrëveshje me Korenë e Veriut përtej një kuadri fillestar që Presidenti Trump dhe Kim ranë dakord vitin e kaluar.

Stephen Biegun, i dërguari, shprehu dëshirën të premten për bisedime “konstruktive” me zyrtarët e Koresë së Veriut, duke shtuar se angazhimet mund të bëhen për të zbatuar dispozitat e rëna dakord gjatë një samiti të mëparshëm “njëkohësisht dhe paralelisht”.

Një analist nga Institutin i Koresë për Ribashkimin Kombëtar tha për AP që komentet ishin një shenjë e përparimit ndërmjet dy palëve pasi bisedimet u bënë publike. SHBA ka kërkuar më shumë hapa për denuklearizim nga Phenian, ndërsa Koreja e Veriut do që Trump të heqë së pari sanksionet.+

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë takuar në Singapor në qershor të vitit të kaluar dhe janë zotuar për çarmatosjen bërthmaore të Gadishullit Korean, por detaje për realizimin e këtij plani nuk janë dhënë.

Një takim tjetër mes palëve, në shkurt të këtij viti në Hanoi, ka përfunduar pa marrëveshje.

Trump është aktualisht në Japoni për një takim të Grupit të 20 vendeve, ku politika lidhur me Korenë e Veriut ka të ngjarë të diskutohet me aleatët më të lartë në rajon.