MENU
klinika

Projekt i ri

Ledri jo më pengesë, regjisorja rikthehet në Top Channel

29.06.2019 - 13:54

Tre vite më parë, në 2016-ën, Zefina Hasani u largua nga “Top Channel” duke publikuar në Facebook edhe një status ku shpjegonte se arsyeja për largimin e saj ishte pikërisht pjesëmarrja e Ledri Vulës në netët finale të “The Voice”, që sipas saj tregonte se “Top Channel” nuk ka më rregulla.

“Ledri pa zë, veç me figurë. Në audicionet e hapura, ku prisnim e dëgjonim zërat e të gjithë aplikantëve, që synonin të bëheshin pjesë e “The Voice of Albania 5”, ndodhte shpesh që të vinin ta provonin shansin me këngët e Ledri Vulës.

Ishim kategorikë për të mos i lejuar, sepse ato këngë s’ta nxjerrin dot në pah zërin. Jam e sigurt që edhe ai vetë po të vinte në “The Voice”, ata, butonët e kuq nuk do të ishin ndezur për të. E megjithatë ja ku vjen një ditë që Ledri vjen si i ftuar special në natën gjysmëfinale të “The Voice of Albania 5”, sigurisht me këngët e tij që s’kanë nevojë hiç për zë”, shkruajti ajo.

Kështu, largimi i saj nga “The Voice” ku ishte autore bëri shumë bujë në media.

Sot, Zefina Hasani është autore e një tjetër prej programeve më të diskutuar të televizionit, “Hell’s Kitchen”.

Këtë e bëri të ditur Renato Mekolli, i cili moderon reality show-n.
Në një postim në Instagram, Renato Mekolli njoftoi fillimin e sezonit të ri duke etiketuar edhe Hasanin.

“Zefina Hasani, na pret shumë punë. Suksese në rikthimin tënd në “Top Channel” dhe me “Hell’s Kitchen”