MENU
klinika

Takim në kufirin e dy Koreve

Konfirmohet takimi i tretë Trump-Kim Jong un

30.06.2019 - 08:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka konfirmuar se do të takohet me Kim Jong-un në zonën e çmilitarizuar (DMZ) të dielën.

Takimi i pashembullt vjen pasi Trump i  bëri një ftesë me sa duket spontane Kim për t’u bashkuar me të në vizitën e tij.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Seul, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae in konfirmoi se ata do të kishin një “shtrëngim duarsh për paqe” në kufi.

Koreja e Veriut nuk ka komentuar ende. Do të jetë takimi i tretë i Trump dhe Kim.

Moon tha se udhëheqësit do të takohen në Panmunjom, në të ashtuquajturën zonë armëpushimi brenda zonës kufitare, ku shpesh kanë ndodhur negociatat midis Koresë dhe Jugut.

Trump tha në konferencën për shtyp se ai dhe Kim kishin “zhvilluar një marrëdhënie shumë të mirë” dhe mezi priste ta takonte atë.

DMZ (zona e çmilitarizuar) është një pjesë toke që ndan Korenë Veriore dhe Jugore. Asnjë president i SHBA nuk ka qenë aty më parë.

Negociatat me Korenë e Veriut, për të bindur atë për të braktisur programin e saj të diskutueshëm bërthamor, arritën kulmin vitin e kaluar kur Trump dhe Kim patën një takim historik në Singapor.

Ata të dy u angazhuan në “denuklearizimin e plotë” të gadishullit Korean, por pa sqaruar mirë hapa konkretë.

Shpresohet se takimi i tyre i dytë në Hanoi në shkurt do të bënte njëfarë marrëveshjeje konkrete. Por këto bisedime përfunduan pa marrëveshje, pasi nuk arritën të bien dakord mbi ritmin në të cilin sanksionet duhet të lehtësohen.

Që atëherë negociatat kanë ‘ngrirë’, ndonëse Kim dhe Trump kanë shkëmbyer letra javën e fundit.

Pra, një shtrëngim duarsh në kufi do të ishte kryesisht simbolik, duke sinjalizuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj procesit, por duke pasur një ndikim minimal në ecurinë e bisedimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim