MENU
klinika

Cila bashki?

Nipi i Fatos Nanos fiton zgjedhjet për kryetar bashkie

01.07.2019 - 11:17

Kryetar i ri i Bashkisë Kavajë është Redjan Krali, i cili fitoi këto zgjedhje me 7426 vota.

Mësohet se Krali është nipi i ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ish-kryeministri dhe babai i Redjan Kralit janë kushërinj të parë.

Gjergj Krali, babai i kryebashkiakut të ri të Kavajës është djali i tezes së Fatos Nanos.

Në profilin e tij në Facebook, Krali ka postuar një foto me ish kryeministrin Nano.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Nano i rishfaq teksa i ishte drejtuar kutisë së votimit.

Nano i ka bërë thirrje socialistëve të mos heqin duart nga timoni, ndërkohë nga ana tjetër, dha dhe një mesazh për opozitën, të cilëve u thotë se duhet të votojnë kundër lidershipit të tyre pasi sipas tij, iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste.