MENU
klinika

Deklarata

“Tangoja vallëzohet dyshe”/ Rama: Shpresoj që opozita të…

01.07.2019 - 16:39

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për “Al Jazeera” në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Shefi i qeverisë i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës të vendit që të reflektojë.

Rama shprehet se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin