MENU
klinika

Nuk pritej!

Taylor konfirmon tradhtinë e Justin ndaj Selenës

01.07.2019 - 17:22

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale Taylor ka treguar se Scooter Braun i kërkuar të drejtën e shitjes për disa këngë të saj dhe se ai e ka tallur gjatë kohës që e ka menaxhuar.

Pas këtyre deklaratave këngëtares i është kundërvënë Justin Bieber, i cili tashmë menaxhohet nga Braun.

Pas kësaj disa fansa dolën në mbrojtje të artistes dhe dikush prej tyre ka treguar një sekret të Justin, të cilën e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja.

“’Ne nuk kemi komunikuar për diferencat tona. Ti tradhtove shoqen e saj të ngushtë dhe më pas publikisht i dole në mbrojtje atij që u hakmor ndaj Taylor dhe tani kërkon që ajo të të ftonte ty për një çaj? Largohu prej këtej”, ka shkruar një fans në ‘Twitter’.

Taylor e ka pëlqyer këtë deklaratë duke konfirmuar se Justin ka tradhtuar Selena-n gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo nuk është aspak çudi. Kjo pasi Justin menjëherë pas ndarjes nga Selena u hodh në krahët e partneres aktuale, Hailey Baldwin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studim nga platforma 'Hype Auditor'

Selena Gomez thyen një tjetër rekord!