02.07.2019 - 10:49
Pasi ka fituar zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë me një meszh të qartë.
Ai shprehet se do të bëjë për Lezhën atë që nuk ka imagjinuar askush.
Teksa shpreh mirënjohje për votuesit, kryebashkiaku i ri shkruan në “Facebook” se më e mira nuk ka ardhur akoma.
“Mirenjohje per gjithkend qe me mbeshteti dhe besoi te une. Puna, korrektesa, vendosmeria dhe pasioni nuk do te me mungojne kurre per te bere ate qe se imagjinoni per Lezhen e bukur.
Me e mira nuk ka ardhur akoma ! Falenderime pafund!”, shkruan Ndreu.