03.07.2019 - 15:02
Marrëdheniet mes qeverisë dhe Presidencës janë tensionuar.
Deklaratat e Metës pas zgjedhjeve të 30 qershorit kanë provokuar reagime të ashpra nga PS.
Pas zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropalit, ka reaguar edhe ish-deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i cili fitoi Bashkinë e Lezhës në garën e 30 qershorit.
Përmes një mesazhi në “facebook’, Ndreu shkruan se Meta po iu bën nder dhe po iu lehtëson përkthimin shqip- shqip, duke dekonspiruar veten lakuriq.
“Sa nder po na ben….! I shkon gjuha ku i dhemb dhembi duke dekonspiruar veten lakuriq ! Faleminderit se po na lehtoson perkthimin shqip-shqip!”, shkruan Ndreu.