MENU
klinika

Publikon foto!

U harrua Rami, Pamela në krah të Julian Assange

03.07.2019 - 16:15

Pamela Anderson ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave.

Ajo i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin, Adil Rami, të cilin e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Megjithatë duket se edhe ylli amerikan nuk ka qëndruar duarkryq pasi që ka flirtuar me meshkuj të tjerë.

Një prej tyre është edhe Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, me të cilin ka pasur takime romantike gjatë qëndrimit në ambasadën e Ekuadorit.

Së fundi, Pamela ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të tij, por duke mos dhënë shumë detaje se kur është bërë ky imazh.

Futbollisti ka mohuar se ka bërë jetë të dyfishtë dhe se e ka tradhtuar 52-vjeçaren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet"

Habit Pamela për të dashurin: Ai është monstër!