Brazili është ekipi i parë finalist i Kupës së Amerikës Latine, pas fitores 2-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale.
Një gol i Gabriel Jesus në minutën e 19-të dhe një tjetër i Firmino në të 71-ën, i dhanë fitoren skuadrës “selecao”. Në finale, skuadra braziliane do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida midis Kilit dhe Perusë.
Një superklasike e futbollit latin, mes dy prej skuadrave më të mëdha në botë, që dhuruan spektakël në fushën e blertë.
Brazili del fitues, duke u rikthyer në finale pas 12 vitesh, Ndërsa për Argjentinën dhe Messi-n një tjetër zhgënjim, që nuk arrin të shkojë në finale, duke u detyruar të pranojë humbjen. Pas ndeshjes polemikat shpërthyen në lidhje me gjykimin skandaloz, sepse Argjentinës nuk iu dhanë 2 penallti të dukshme dhe as ndërhyri fare VAR.
Dështon sërish Lionel Messi, që të prishë “mallkimin” me kombëtaren argjentinase, e cila edhe këtë herë nuk arriti t’i shkojë deri në fund Kupës së Amerikës, ndërsa “pleshti” arriti të shënojë vetëm një gol me 11-metërsh.