03.07.2019 - 22:21
Presidenti i Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve (AIA), Marcello Nicchi, ka deklaruar se edhe gjyqtarët mund të flasin për mediat. Ashtu sikurse bëjnë lojtarët dhe trajnerët pas ndeshjeve.
Gjithsesi, ai ka hedhur idenë se “xhaketat e zeza” do të flasin vetëm ditën e martë dhe këtë gjë mund ta bëjnë në Coverciano, kur ata mblidhen për grumbullim.
Kjo do të ishte një risi e madhe në futbollin italian.
“Ndoshta të martën edhe gjyqtarët mund të flasin për mediat dhe të sqarojnë vendimet e tyre në ndeshjen që është luajtur fundjavën e mëparshme, dinamikën e lojës etj. Ky është një projekt ambizioz që do të ndihmonte këtë sport”, tha Nicchi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zë vendin e Piatek!
Interi shet sulmuesin në Serie A!
Ekipi italian 'dashurohet' pas "Supermario"
Serie A edhe më e bukur/ Përgatitet rikthimi i Balotellit!
Pranon ofertën marramendëse