MENU
klinika

Flet ish-ministri

Reforma në drejtësi/ Xhafaj: SHBA mbështetje të jashtëzakonshme!

04.07.2019 - 19:59

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë.

Përveç urimit drejtuar SHBA, Xhafaj sjell në vëmendje edhe Reformën në Drejtësi, rreth së cilës po vërtetet debati i fundit politik.

Në mesazhin e tij në “Twitter”, ish-ministri Xhafaj thekson se SHBA ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme.

“Sot, më #4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen ?? për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë! Momenti për t’i falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme në hartimin e Ref në Drejtesi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme!

I shpreh mirenjohjen e veçantë të gjithë atyre miqve e kolegëve amerikanë, në Uashington dhe në Tiranë, me të cilët kam pasur mundësinë të bashkëpunoj fort ndër vite, për forcimin e zbatimit të ligjit e shtetit të së drejtes dhe veçanërisht për Reformën në Drejtësi!”, shkruan Xhafaj.