MENU
klinika

Kërcënohet në serbisht gazetarja kosovare

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”

05.07.2019 - 12:52

Pas njoftimit të gazetares së televizonit N1 në Kosovë, Zana Cimili, e cila ka bërë me dije se është kërcënuar me jetë, ka ardhur reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Personi që e kërcënoi gazetaren Cimili, në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë që te vras një shqiptar.

Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”- ka shtuar më tutje ai.

Për më tepër, personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:

Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Mediat në Kosovë shkruajnë se AGK ka bërë thirrje për distancim nga gjuha kërcënuese dhe qasja e rrezikshme ndaj gazetarëve.

Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thekson AGK.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat