Prej disa javësh, përflitet se Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë çifti më i ri i showbiz-it.
Ndjekësit kanë dalluar se djali që ishte ulur krah Dua Lipa-s në ceremoninë e çmimeve Nordoff Robins’ Silver Clef , ishte pikërisht modeli, vëlla i supermodeleve Gigi dhe Bella.
Në videot e publikuara nga Dua Lipa në Instastory, dallohen duart e një djali me tatuazh në formë H-je tek dora, i njëjti që ka Anwar-i.
Jo vetëm kjo; në një prej fotove të Dua Lipës duke zbritur nga makina me të mbërritur në event, pas saj duket as më shumë e as më pak sesa Anwar-i!
Tashmë Dua Lipa është “njohur” edhe nga kunatat e saj, Gigi dhe Bella, të cilat e ndjekin tashmë në Instagram që të dyja.
Javën e kaluar, “The Sun” shkruajti se këngëtarja ishte parë duke u puthur në festivalin Glastoburry me liderin e grupit Coldplay, Chris Martin.