MENU
klinika

Foto

“Me 8 korrik protestë…”, Kryemadhi telefonon ‘një për një’ të gjithë…

06.07.2019 - 16:50

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e opozitës më datë 8 korrik.

Kryemadhi thotë se më datë 8 korrik është një protestë e madhe në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë, për të rrënuar sistemin e kalbur politik. Ajo fton të gjithë në protestën e 10 kombëtare të opozitës.

Postimi i Kryemadhit:

Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë. ??