MENU
klinika

Marrëdhëniet me Kinën dhe Korenë

Trump: Po pastrojmë rrëmujën që bëri Obama dhe Biden

06.07.2019 - 18:29

Donlad Trump, presidenti amerikan tha se përpjekjet e administratës së tij për të zgjidhur një mosmarrëveshje tregtare me Kinën dhe për të kërkuar çarmatim bërthamor me Korenë e Veriut, arritën të pastrojë një “rrëmujë” të krijuar nga administrata e Obamës.

“Nëse ju shikoni atë që kemi bërë, unë e quaj rrëmujë të Obamës-Biden”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Ne po e rregullojmë atë”.

“Ju shikoni se çfarë ka bërë Joe Biden me Kinën … dhe tani Kina po vdes për të bërë një marrëveshje,” shtoi ai.

Zyrtarët kinezë kohët e fundit thanë se nuk do të ketë marrëveshje midis dy vendeve, derisa administrata Trump të heqë të gjitha tarifat për mallrat kineze.

Përpjekjet e Trump për të negociuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un morën një kthesë optimiste disa ditë më parë kur Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së që shkonte në tokën e Koresë së Veriut në Zonën e Demilitarizuar ku u takua me Kim.

 Të dy vendet thuhet se janë në procesin e planifikimit të një takimi të tretë midis dy udhëheqësve pas një takimi të zhvilluar më parë këtë vit, pa përparim të konsiderueshëm.

Vërejtjet e Trump të premten erdhën në përgjigje të komenteve që Biden bëri tek Chris Cuomo i CNN në një intervistë të kohëve të fundit.