MENU
klinika

Një humorist si kryetar bashkie!

La “BE Coffe”, Arditi ‘hakmerret’ ndaj Erionit

08.07.2019 - 11:59

Erion Isai ishte ditët e fundit në vëmendjen e të gjithëve, kjo sepse së fundmi ai vendosi të largohej nga humori për t’ju futur politikës.

Dhe pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie i Kolonjës, përpos urimeve të shumta, vendosi që të falenderonte të personat që i kanë qëndruar pranë dhe e ndihmuan të shenjonte karrierën e tij artistike!

Ai shpreh një vlerësim dhe falenderim të veçantë për Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe vëllain, siç e quan Bes Kallakun.

“Faleminderit që më ndriçuat!

Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit!

Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!”.

Ndaj këtij falenderimi publik, ka reaguar edhe Ardit Gjebrea, i cili ka një këshillë për Erionin dhe përfshirjen e tij në politikë tashmë. Ai i shkruan dhe e këshillon të mos fyejë pyblikisht dikë me të cilin mund të bëjë aleancë të nesërmen:

“I dashur @erion_isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti!”!

I sigurt është fakti që mezi po presin të gjithë që shohim Erionin, nën petkun e kryetarit të bashkisë.