08.07.2019 - 11:56
Mbledhja e parashikuar për t’u mbajtur sot është shtyrë nesër në orën 10:00.
KQZ u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore, mes të cilave edhe të përfaqësuesit të Bindjes Demokratike.
Për shqyrtimin e këtyre kërkesave ankimore u kërkua një kohë e caktuar, deri në 24 orë.
Për këtë arsye, KQZ vendosi që të shtyjë mbledhjen, duke vendosur që mbledhja të zhvillohet paraditen e nesërme me po të njëjtin rend dite.