09.07.2019 - 19:19
E kërkuan ekipe si Interi dhe Atletico Madrid, por mesfushori 20-vjeçar nga Maqedonia Veriore, Eljif Elmas do t’i bashkohet skuadrës së Napolit.
“të kaltrit” kanë gjetur akordin me skuadrën turke të Fenerbahces, që do të marrë 15 milionë euro plus bonuset, në këmbim të kartonit të mesfushorit Elmas.
Nga ana tjetër, 20-vjeçari pritet të mbërrijë sonte ose nesër në mëngjes në Itali, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, para se të vihet në dispozicion të Carlo Ancelottit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Gati superoferta për Interin
Napoli ndërhyn në çështjen “Icardi”
Dorëzohet De Laurentis!
Arrihet marrëveshja/ Hysaj largohet nga Napoli!
"Shpresoj të fitojë..."