MENU
klinika

KPA e rikonfirmoi, Komisioneri Publik e ankimoi

Nis seanca në Kolegjin e Apelimit për Zaganjorin

10.07.2019 - 10:05

Ka nisur seanca e dytë për Xhezair Zaganjorin në Kolegjin e Apelimit.

Komisioneri Publik është duke bërë parashtrimet e tij, për 23 provat e paraqitura nga Zaganjori në seancën e parë.

Në lidhjet me prapsimet e Zaganjorit, referuar edhe përmbajtjes së procesverbalit të seancës.

KP, vlerëson se sa i takon shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Komisioneri vlerëson se edhe pas prapsimeve, shkaqet e ankimit të lidhura me interpretimet ligjore te përdorur nga KPK në vendimin e konfirmimit mbeten për tu shqyrtuar nga kjo trup gjykuese.

Për katër pasuritë në Tiranë,në lidhje me shkaqet e ankimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme, prova e paraqitur, kontrata noteriale nuk sjell ndonjë risi, apo fakt të ri juridik”, tha Florjan Ballhysa.