11.07.2019 - 09:11
Një makinë e ambasadës ruse në Tiranë u përfshi mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.
Mësohet se në aksident mbetën të plagosur çifti rus Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç, të cilët nuk dihet ende nëse janë punonjës të ambasadës ruse apo jo.
Kujtojmë që makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.