MENU
klinika

"Shqyrtoni komentet tona"

Ligji anti-shpifje për mediat online, apel qeverisë

11.07.2019 - 09:38

Delegacioni i BE dhe Komisioni Europian, kanë shqyrtuar projektligjin për median i hartuar nga qeveria dhe po përgatitin komentet e tyre. Ligji anti-shpifje u miratua në Kuvend seancën e fundit.

Ndërkohë, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka thënë për RTSH, se presin që qeveria të shqyrtojë komentet e tyre.

Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti” tha Soreca.

Ne në fakt po shikojmë dhe po e shqyrtojmë nga afër dhe me vëmendje, projektligjin e mediave i cili do të kalojë në Kuvend në muajin shtator, do të vijojmë ta bëjmë këtë punë me vëmendje dhe me të gjithë partnerët tanë.

Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë”, përfundoi Soreca , duke konfirmuar kështu se edhe Bashkimi Europian ka rezerva për projektligjin e ri për mediat, kundër shpifjes