MENU
klinika

Prezanton projektin...

Harrojini romancat me Cooper, Gaga tashmë sipërmarrëse!

12.07.2019 - 11:13

Lady Gaga, kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar për marrëdhënien e saj me Bradley Cooper, madje u tha se ajo mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së Irina Shayk me Bradley!

E ju kemi folur boll në lidhje me këtë fakt, por sot nuk do ju themi më detaje në lidhje me romancat e Gagës, po për atë që ndoshta nuk do ua kishte marrë kurrë mendja më parë…

Së fundmi do ta shohim këngëtaren si një sipërmarrëse, sepse ajo sapo ka prezantuar linjën e saj të kozmetikës “Haus Laboratories”.

“Ata thonë se bukuria është në sytë e atyre që të shikojnë,” tha Gaga. “Por në Haus Laboratories, ne themi që bukuria është se si ti e sheh veten.”

Këngëtarja tregoi në rrjetet sociale sesi luftoi për të përvetësuar bukurinë e saj të brendshme dhe të jashtme kur ishte e vogël.

Pastaj zbuloi make up pasi shikonte nënën e saj duke u lyer në mëngjes.

“Fillova të eksperimentoj me make up si një mënyrë për ti bërë ëndrrat e mia të forta. Pikërisht atëherë shpika Lady Gaga. Gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë dhe duke parë se kush doja të isha,” tha Gaga.

Shitjet e produkteve nga linja “Haus Laboratories” fillojnë në 15 korrik. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN