MENU
klinika

Masakra e Srebenicës

“Kaluan 40 vite dhe ‘njeriu jugosllav’ nuk doli nga prodhimi”

13.07.2019 - 10:13

Gjenocidi në Srebernicë ndodhi në korrik të 1945, ku u vranë një numër i madh burrash dhe të rinjsh boshnjakë nga mosha 12 në 77 vjeç.

Gjenocidi ka ndodhur në rajonin e Srebrenicës, e kryer nga ana e ushtrisë shtetërore serbe, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, duke përfshirë formimin e “paraushtarakeve Skorpions”, nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ngjarja është konsideruar si një nga masakrat më të mëdha në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë rreth 8.000 njerëz. Masakra në përgjithësi konsiderohet një nga ngjarjet më makabre në historinë moderne evropiane.

Nga Nezir H. Kraki

Srebrenica
…përtej ngushëllimeve

Lufta në Bosne dhe barbaria në Srebrenicë e kanë burimin në vitin 1945 (më sakt 1943), kur disa luftëtarë të pashkolluar dhe disa të shkolluar frikacakë menduan se ideologjia ishte materja që tash e tutje do krijonte ‘Njeriun e Ri’ jugosllav, dmth kombin e ri jugosllav.

Nga ai moment, popujt e zonës jugosllave u futen kolektivisht (kush me hater e kush me zor) në iluzionin e bashkim-vllaznimit duke aspiruar në zhdukjen e identiteteve kombëtare të secilit, zhdukjen e miteve, rishkrimin e historisë, zhdukjen e arsyes për luftë dhe për vdekje. Ishte viti zero dhe inaugurimi i ‘fabrikës’ që do prodhonte njeriun pa identitet dhe pa histori u realizua me sukses.

Kështu, rreth 20 milionë individë, u nisën drejt ëndrrës së kombit jugosllav, flamurin me yll në shtizë, Marshallin Tito ne zemër dhe urrejtjen ndaj tjetrit diku thellë në trup.

Çfarë marrëzie! E gjitha ishte një gënjeshtër e madhe sa vet Jugosllavia. Në çdo jugosllav kishte urrejtje për jugosllavin tjetër. Ata i mbante bashkë zori dhe terrori, as bashkimi dhe as vllaznimi. Ata popuj asnjëherë s’e deshën njeri-tjetrin dhe çdo lidhje në mes anëtarëve të tyre, të ketë qenë ajo edhe lidhje dashurie, ishte e mbështjellë me një dozë mosbesimi dhe rreziku.

Gati 40 vite kaluan dhe ‘Njeriu jugosllav’ nuk doli nga prodhimi. Prototipet testuese nuk arriten të konfirmohen në terren dhe kur ideatori i ’fabrikës ideologjike’ vdiq, vdiq edhe materja që shërbente për t’i fabrikuar.

Tito shkoi pa iu treguar 20 milion jugosllavëve se projekti i tij kishte dështuar. Me vdekjen e tij, urrejtja që çdo jugosllav e kishte në trup u bë më e fortë se ylli i flamurit.

Kjo urrejtje pastaj, me rrethanat që veç dihen, u bë shkas i shfaqjeve tragjike e barbare në Kroaci dhe në Bosne e më vonë edhe në Kosovë. Barbaria shfarosëse që ndodhi në Srebrenicë ishte në përmasat e urrejtjes që ishte akumuluar për gati 55 vite në mendjet dhe trupat e ‘jugosllavëve të vllaznuar’ të fabrikës ideologjike, të cilët sikur e kishin pritur me padurim ‘rikthimin’ në gjendjen e parë.

Gënjeshtra kolektive është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë një populli. Sa keq që edhe sot ka shumë popuj që jetojnë në gënjeshtra, edhe më keq kur njëri ndër ta ende mbetet populli serb. Populli serb ende s’e ka bërë zinë e tragjedive që ka shkaktuar prandaj mbetet aktual apetiti i tyre për toka dhe viktima të reja.

Nezir Kraki, Paris
Tekst i shkruar me 13 korrik 2017, i ndryshuar minimalisht për ripostim.

P.s. Kur flas per urrejtjen e popujve jugosllavë nuk i fus shqiptarët brenda.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!