Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt ka thënë se cisterna iraniane e ndaluar nga Marina Mbretërore pranë Gjibraltarit mund të lirohet, nëse Mbretëria e Bashkuar garantohet se nafta nuk është për Sirinë.
Anija u kap në fillim të këtij muaji, sepse dyshohet se shkel sanksionet e BE.
Irani pretendoi se konfiskimi ishte “pirateria” dhe anijet iraniane më vonë u përpoqën të pengonin një cisternë britanike, pohoi Britania e Madhe.
Por Hunt tha se kishte një “bisedë konstruktive” me ministrin e jashtëm të Iranit. “E sigurova se shqetësimi ynë ishte destinacioni, jo origjina e naftës,” shkruante ai në Twitter”.
Ai shtoi se ministri i jashtëm, Mohammad Javad Zarif, dëshiron të zgjidhë çështjen dhe “nuk po kërkon përshkallëzim”.
Irani e ka quajtur ndalimin e Britanisë së një cisterne iraniane javën e kaluar si “kërcënuese” dhe një “akt piraterik”, pas një ndërhyrjeje dramatike që ka shkaktuar zemërimin e Teheranit.
Marinsat Mbretërore Britanike, agjentët e policisë dhe doganave të enjten ndaluan dhe kapën anijen Grace 1 në Gjibraltar, me dyshimin se mbante naftë bruto iraniane për në Siri duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të hënën, ministri iranian i mbrojtjes, Amir Hatami tha se konfiskimi i cisternes “nuk do të tolerohet dhe nuk do të mbetet pa përgjigje”
Edhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha “Konfiskimi i paligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar të një cisterne me naftë iraniane në emër të Skuadrës është pirateri, e pastër dhe e thjeshtë” .
Zarif ka thënë në të kaluarën se e ashtuquajtura “Skuadra B”, përfshin këshilltarin e sigurimit kombëtar të Presidentit Donald Trump John Bolton, kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe princin e kurorës Saudite Mohammed bin Salman.
Fërkimet e shtuara midis SHBA dhe Iranit u përshkallëzuan në prag të një konfrontimi ushtarak në qershor, kur forcat iraniane qëlluan një avion amerikan që pretendonte se kishte shkelur hapësirën ajrore të saj. Uashingtoni mohon pretendimin, duke thënë se avioni u rrëzua mbi ujërat ndërkombëtare.