Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se gjatë Samitit të Berlinit, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, i është kërkuar heqja e taksës ndaj Serbisë.
Kjo sipas tij i është kërkuar në këmbim që të merrej liberalizimi i vizave për kosovarët.
Daçiç tha se Haradinaj ka nënvlerësuar kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Macron gjatë Samitit të Berlinit.
‘Ata (Merkel dhe Macron) në një moment i thanë hiqeni taksën dhe ne do të sigurohemi që të hiqen vizat. Haradinaj u përgjigj: Kush do të na garantojë atë’, tha për një televizion serb Daçiç.
Ky reagim i Daçiç erdhi pas deklaratave të Haradinajt në Ambasadën e Francës në Kosovë ku tha se roli i Francës është shtuar në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.