MENU
klinika

Editorial i Wall Street Journal

Erdogan duhet të vuajë meqë zgjodhi Putinin

15.07.2019 - 13:55

Turqia ka nisur marrjen e sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së rreth sanksioneve të mundshme.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kanë shumë zgjedhje tani përveçse të rishqyrtojnë nëse Turqia ende i përket aleancës.

Së paku kjo duhet të nënkuptojë fundin e pjesëmarrjes së Turqisë në programin luftarak F-35. Zyrtarët e SHBA-të thonë se teknikët rusë, të cilët do të ndihmojnë Turqinë për të drejtuar S-400, do të jenë në gjendje të komprometojnë integritetin e sistemeve të mbrojtjes të NATO-s, të cilat veprojnë së bashku. S-400 ishte pak a shumë i dizajnuar për të sulmuar aeroplanët e NATO-s.

Është e vërtetë se një shpërbërje Turqi-NATO është një objektiv i Vladimir Putin në shitjen e sistemit S-400. SHBA mund të humbasin aksesin në bazën ajrore në Incirlik, dhe Turqia mund të sulmohet nga forcat kurde në Siri të cilët ndihmuan SHBA për të mundur Kalifatin e Shtetit Islamik.

Megjithëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të sundojë përgjithmonë, përfundimisht ai do të zhduket dhe pasardhësi i tij mund të rishqyrtojë armiqësinë e tij ndaj Perëndimit.

Por Erdogan duhet të vuajë disa pasoja, ose detyrimet e një aleance pakësohen.

Presidenti Trump dukej se pajtohej me vendimin e S-400 në samitin e fundit të G-20, dhe ndoshta turqit e interpretuan atë si një shenjë që ai nuk do të vendoste sanksione.

Nëse Trump heziton të përgjigjet, Kongresi do të duhet t’i tregojë Erdoganit koston e tradhtimit të një aleati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

Erdogan mes dy zjarresh