MENU
klinika

Na e treguan vetë...

Arbana kalon natën në shtëpinë e saj me Eduartin!

15.07.2019 - 16:54

Prej disa muajsh po përflitet në media romanca e re e moderatores Arbana Osmani me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen, fotot e kanë nxjerrë herë pas here zbuluar çiftin.

Mbrëmjen e kaluar, Arbana dhe Eduarti e kaluan në shtëpinë e moderatores duke ngrënë sushi, gjë të cilën na e treguan vetë në postimet e tyre në Instagram.

Arbana kishte përgatitur sushi, të cilat i publikoi në Instastoryn e saj, ndërsa më pas Eduarti postoi një foto nga darka romantike me sushi, verë dhe qirinj.

“Sushit më të mira ndonjëherë.”- shkroi regjisori krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Epo tani edhe ne nuk dimë më se çfarë të mendojmë, nëse janë apo jo bashkë, por faktet flasin vetë.