MENU
klinika

"Lufta kundër informalitetit"

U paralajmërua nga Rama, nis sot superaksioni i Faturës Tatimore

17.07.2019 - 10:42

Gjatë ditës së sotme ka nisur zbatimi i urdhrit të kryeministrit Rama për nisjen e aksionit kundër informalitetit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thekson se ka nisur “Plani Operacional kundër informalitetit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave”.

Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe, sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”, bëri të ditur ministrja Denaj.

Kryeministri Edi Rama dje, teksa prezantoi Drejtoreshën e re Tatimeve, Delina Ibrahimi, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitalizimin e faturave fiskale.

Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë për pikë të kuqe alarmi. Dhe si mundet të gdhihet dita e re dhe java e re dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe. Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-ne dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi” tha kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave

Vetëm 11% mblidhet nga industria

Shqipëria prodhon 400 litra qumësht për frymë