As Bayern Mynih dhe as Borussia Dortmund, e ardhmja e sulmuesit Mario Mandzukic nuk do të jetë në Bundesligë, por në Premier League.
Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”, skuadra e Everton është hedhur në sulm për të sjellë në Angli sulmuesin kroat. Ky i fundit pritet të largohet nga Juventusi, pasi nuk është në listën e të preferuarve të trajnerit Maurizio Sarri.
33-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me bardhezinjtë, por për vlerën e 20 milionë eurove mund të largohet.
Kështu do të lironte hapësira në sulm dhe do t’i jepte mundësi Juves të shihte për një lojtar të ri (synohet Federico Chiesa).
Në kahun tjetër, Everton synon një sulmues me përvojë, që të ndihmojë skuadrën me shtatlartësinë e tij dhe Mandzukic konsiderohet i përkryer.
Skuadra për momentin po mbledh informacion, por javën e ardhshme pritet një takim me menaxherin e lojtarit, duke i ofruar një kontratë 1+1.