Dejtori ekzekutiv i kompanisë “Mediapro”, që organizon turnetë miqësorë në Amerikë mes skuadrave europiane, Jaume Raoures, ka zbuluar se kanë nisur diskutimet për të luajtur finalen e Champions League në New York.
Liga spanjolle tashmë ka rënë dakord për të zhvilluar ndeshje në Shtetet e Bashkuara, me ndeshjen e Girona-s ndaj Barcelona-s që pritet të luhet në Florida më 27 janar.
“Jemi duke negociuar për të zhvilluar finalen e Champions League në New York,” – shprehet Roures në Radio Catalunya.
“Girona-Barcelona? Jemi akoma duke negociuar, por do të ishte shumë pozitive, sidomos për Girona-n. Vetëm një sezon ata u ngjitën për të parën herë në kategorinë e parë, por do të flasin për Girona-n rreth e qark botës për 15 ditë” – theksoi Roures.
Finalja e parë e Champions League do të luhej më 2021, teksa Madridi dhe Stambolli janë vendosur për dy vitet e ardhshme dhe ky vendim nuk mund të kthehet pas nga UEFA.