Prokurorja Elisa Kaçkini është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vettingut, ndërkohë gjyqtari Ilir Mustafaraj është shkarkuar nga detyra.
Prokurorja Kaçkini:
Kaçkini është kandidate për SPAK. Në të tri kriteret e Komisionit të Vettingut ajo ka rezultuar pa probleme.
Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.
Kaçkini ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës.
Gjyqtari Mustafaj:
Mustafaj është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.
Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.
Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.