MENU
klinika

Suksesi "Smith"

Mes letërsisë dhe politikës

19.07.2019 - 15:18

      Zadie Smith romancierja, eseistja dhe tregimtarja londineze, prejt vitit 2012 ka botuar katër romane, të cilët janë pritur mjaft mirë nga kritika letrare.  Në vitin 2003, ajo u përfshi në listën e 20 autorëve të rinj të Grantës dhe u përfshi edhe në listën e 2013. Smith ka fituar çminin “Orange” për letërsi artistike dhe çmimi i Librit Anisfield-Wolf në vitin 2006, ndërkohë që romani i saj i parë “Dhëmbët e bardhë” u përfshi në revistën Time, në listën e “100 romanet më të mirë në gjuhën angleze”, në vitet 1923 deri më 2005

Pas bujës në botën e letrave me “Dhëmbët e bardhë”, secili prej romaneve të saj është është një ngjarje më vete. “Ritmi” është një tjetër i suksesshëm, që reflekton mbi bashkëkohësinë pa e braktisur asnjë çast romantikën.

E ndarë mes letërsisë dhe politikës, romancierja britanike u bë e njohur që me publikimin e romanit të parë. Ka botuar “Burri me autograf”, “Bukuria mëkatare”, ndërsa në romanin e saj të fundit “Ata të Veri-Perëndimit”, ajo rikthehet në lagjen popullore të Londrës, ku u rrit dhe nxjerr në pah karaktere të cilët janë të moshës së saj, karantinën etj.

 

 

 

 

44-vjeçarja Zadie Smith ka lindur në Londër, nga një baba britanik dhe një nënë xhamajkiane. Studioi letërsi angleze në Kolegjin King në Kembrixh, ndërkohë shkruante tregime të shkurtra. Romanin e parë e botoi në moshën 25-vjeçare, “Dhëmbët e bardhë”,  i solli sukses dhe e bëri të njohur gjithandej, libër i cili tregon bashkimin e një anglezi dhe një bangladeshasi, të cilët u miqësuan gjatë luftës së Dytë Botërore. Prej vitit 2010, është profesoreshë në Universitetin e Nju Jorkut dhe e ndan kohën mes Manhatanit dhe Londrës.

“Autorja e “Dhëmbët e bardhë” është gjithmonë kaq bindëse, kur fillon të meditojë për të famshmen. Për lumturinë dhe zhgënjimin e miqësisë. Për bamirësinë-shfaqje. Për jetën e përditshme të këtyre yjeve mbuluar me prarim, të cilët, të cilët nëpër varavingot aeroport studio regjistrimi humbasin gjithçka që i lidh me rrënjët dhe privatësinë. Dhe në këtë katarsis të mrekullueshëm që përfaqëson vallen, për dy vajza të vogla që e kanë përkundjen në zemër”, – André Clavel.

 

 

 

 

“Mendoj se ky është libri i parë, që unë e kam shkruar vërtet si e rritur… E njihja kapacitetin tim. Ngadalësova, duke u përpjekur të kënaq njerëzit”, – shprehet Zadie Smith, për librin “Dhëmbët e bardhë”.

Ndërsa koleksioni i eseve të saj “Të ndjehesh e lirë”, mund të përshkruhet si një turne nëpër entuziazmin e saj të pikësuar me devijime.

Zadie Smith është një shkrimtare e re, teknikisht e talentuar, puna e së cilës i kapërcen kufijtë racorë dhe kulturorë. Smithi, u rrit në një zonë multietnike të klasës punëtore, u arsimua në Universitetin e Kembrixhit dhe u bë shkrimtare, duke u zhvendosur nëpër kufijtë e klasave, duke eksploruar linjat e paqarta mes kufijve etnikë në jetën bashkohore urbane. Personazhet e saj janë shumëracialë dhe globalë në udhëtimet e tyre, duke lëvizur me lehtësi në kohë midis rrënjëve të së shkuarës dhe kaosit aktual dhe, herë-herë, nga Londra, në vende të ndryshme të origjinës dhe kujtesës, në Nju Jork dhe në Nju Angli. Po ashtu, kapërcehen edhe kufijtë midis liberales dhe konservatores, veçanërisht në miqësinë midis Kiki Belsey dhe Carlene Kipps në “Bukuri mëkatare”. Zëri i mprehtë dhe bashkëkohor i Smithit, spektri i gjerë i romaneve të saj, ndjeshmëria e karaktereve të saj dhe satira e saj sociale janë elemente të punës që kanë kontribuar në suksesin e saj fenomenal me kritikët dhe publikun.

 

 

 

 

“I dua historitë e origjinës. Më pëlqen të shoh një person dhe të gjurmoj një vijë të drejtë fill pas rrënjëve të tyre, duke parë se si ata u bënë personi që janë aktualisht. Mbinjeriu është imagjinarja e parapëlqyer, por unë e dua edhe llojin e jetës reale. Mos harroni atë për gruan e zezë 21-vjeçare, që shiti një roman në vitin 1997, bazuar në një dorëshkrim të thjeshtë prej 80 faqesh, për një shumë gjashtëshifrore? Është një histori origjine, pjesë e barazisë, e thjeshtë dhe fantastike, dhe ende gëzoj punën e asaj autoreje”, – shprehet autorja./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale